Connect with us

Rajon

Vuçiç takohet me Lajçak: Kurti po planifikon pushtimin e Zveçanit

Pasi takoi të dërguarin e BE për dialogun, presidenti serb Aleksandar Vuçiç doli në një konferencë, ku foli për bilancin e aksionit të ndërmarrë pas masakrave, ku tha se janë dorëzuar mbi 10 mijë armë, 460 mijë fishekë dhe afro 1 mijë bomba e mina.

“Kjo është shumë më tepër se sa kemi mbledhur në katër legalizimet e mëparshme në total. Do të jetë afatgjatë, nuk do të ndalemi me kaq. Falënderoj qytetarët e Serbisë. Kemi pasur incidente gjatë dorëzimit të armëve, pa pasoja”.

Më pas Vuçiç u ndal në situatën me Kosovën, dhe akuzoi Albin Kurtin se jo vetëm që nuk do asociacion, por po planifikon pushtimin e Zveçanit.
“Kemi hyrë në një rreth vicioz. Kurti nuk dëshiron të formojë asociacionin, ai planifikoi pushtimin e Zveçanit, ku gjoja fitoi kandidati i tij. Lajçak e ka parë vendosmërinë e serbëve për t’i bërë ballë terrorit dhe pushtimit total të Kurtit dhe është i shqetësuar”.

Nga ana tjetër, zyra e BE në Kosovë u bëri thirrje autoriteteve që “të respektojnë me përpikëri procedurat ligjore për shpronësimin e pronës së paluajtshme në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Leposaviç dhe Zubin Potok. Deklarata u parapri nga një takim i përfaqësuesve të vendeve të Quintit me kryeministrin Albin Kurti.

Advertisement