Kosova
Vuçiç të dielën varrosi veten/ Hrvatski Jutarnji List: Po fryn erë lufte
Sërish viktima në Kosovë në një të diel të përgjakshme, më 24 shtator, kur një polic i Kosovës dhe sipas të dhënave zyrtare, katër terroristë u vranë afër manastirit të Shën Stefanit në Banjskë afër Zveçanit.
“Ndihej era” e gjendjes së luftës dhe kjo e ndërlikoi edhe më tej situatën, e cila gjithsesi është gjithmonë në prag shpërthimi, shkruan media kroate Hrvatski Jutarnji List
Gjithsesi per ngjarjen ka shumë paqartësi, por hija e fajit po përhapet gjithnjë e më shumë drejt Serbisë.
Askush nuk beson në spontanitet apo rastësi. Ka ende shumë gjëra misterioze, sepse është e qartë se “sulmuesit” nuk janë civilë të provokuar spontanisht.
Ata ishin persona me uniformë, të armatosur mirë dhe me një mjet të blinduar, të cilët nuk kanë ngurruar të qëllojnë menjëherë mbi policinë e ardhur për të rivendosur rendin në rrugën ku ishte shfaqur një barrikade.
Pas kësaj ngjarje, ka më shumë pyetje sesa përgjigje. Duket se avantazhi që Aleksandar Vuçiq arriti të fitonte ndaj Kutit së fundmi ka humbur.
Disa portale kosovare përmendin se agresorët mund të jenë pjesëtarë të të ashtuquajturës Brigada e Veriut
Kur Vuçic u pyet drejtpërdrejt nëse e dinte se nga vinin uniformat dhe armët e tyre, ai nuk u përgjigj, por përkundrazi e ktheu gjithçka përmbys, duke sulmuar gazetarin që bëri pyetjen.
Aleksandar Vuçic sigurisht nuk dëshiron që situata në Kosovë të qetësohet, ndërsa Kurti beson se përshkallëzimi i konfliktit do ta “përzë Vuçicin jashtë” dhe do ta ekspozojë atë para bashkësisë ndërkombëtare si një faktor përçarës. Gjithsesi, presidenti serb të dielën varrosi veten…