Connect with us

Kosova

Vuçiç tentoi të hynte në SHBA me emër të rremë/ Detaje skandaloze nga vizita e dështuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka tentuar të hyjë me emër të rremë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridas.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e quajti turp dhe dëm të madh diplomatik dhe gjeopolitik për Serbinë, duke reaguar pas dëshmisë së serbo-amerikanit Aleksandër Joviçiç nga organizata “Serbët për Trump 2024”, i cili deshmoi në lidhje me ngjarjen.

“Presidenti serb u kap duke u përpjekur të hyjë me emrin e rremë, Aleks Vuçi, në Konventën e Byron Donalds, dhe me mirësjellje u lut të largohet nga SHBA” – deklaroi Vojislav Mihailovi, kryetar i kësaj lëvizjeje duke theksuar: –

“Vucic na ka turpëruar në mbarë botën. Për më tepër, i ka shkaktuar dëm të madh serbëve në SHBA. Trump e mban mend mirë financimin që Vuçic i bëri fushatës së Hillary Clinton dhe se me të në krye, Serbia nuk ka ç’të shpresojë për mirë kur është fjala për marrëdhëniet me Ameriken”.

Kujtojme se Vuçiq u kthye urgjentisht në Serbi pasi kishte nisur një vizitë në SHBA dhe autoritetet shtetërore dhe mediat e kontrolluara prej tij thanë se kjo ndodhi për shkak të disa problemeve shëndetësore qe ai pati.

Advertisement