Connect with us

Kosova

Vuçiç thotë se ka frikë çdo ditë nga përshkallëzimi i situatës në Kosovë

“Kemi një situatë mjaft të vështirë në Ukrainë dhe tani është fare e qartë se Perëndimi do ta ketë të vështirë të mposhtë rusët, ashtu si rusët do ta kenë të vështirë të mposhtin ukrainasit. Kina dhe Amerika mbetën jashtë konfliktit, por Amerika pa mëdyshje ndihmon Ukrainën dhe Izraelin. Fatkeqësisht, ne po i afrohemi kësaj situate teksa njerëzit dhe shumë vende duan një rend tjetër në botë” – Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandë Vuçiç, duke shtuar se bota është në prag të një konflikti botëror dhe po shkon në drejtim të keq

I pyetur nëse është e mundur të ruhet siguria dhe stabiliteti dhe Serbia të mbetet në këtë pozicion që është, ai tha se tashmë po ia del dhe shtoi se ende nuk mund ta dijë nëse do të ketë probleme me naftën dhe gazin.

Duke komentuar ngjarjet e fundit në Banjskë, ai tha se Serbia nuk është në pozitë të lehtë, por se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

“Do ta shtyjmë vendin përpara. Serbia është e gatshme të përmbushë gjërat që nuk kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB. Por dikush duhet të formojë Asociacionin, pasi Prishtina nuk e dëshiron këtë, nuk duan ta formojnë” – theksoi presidenti serb

Vuçiç u shpreh se ka aktorë politikë nga shumë vende që nuk duan ta shohin Asociacionin e Komunave Serbe.

I pyetur nëse i frikësohet përshkallëzimit të situates në Kosovë, Vuçiç tha se ka frikë çdo ditë.

“Serbia nuk është kurrë aq e fortë sa do të doja të ishte. As ekonomikisht dhe as ushtarakisht. Unë di çdo mangësi për sa i përket fuqisë punëtore, pajisjeve, teknikës, gjithçka që mungon në ushtrinë tonë”  – deklaroi Vucic

Advertisement