Connect with us

Kosova

Vuçiç u favorizua, Kurti u dënua/ Analiza e institutit italian: BE-ja, qasje të pa balancuar

Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI) në Itali ka bërë një analizë rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe problemet mes Kosovës dhe Serbisë, e ku thuhet se marrëveshja e Brukselit/Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është marrë seriozisht nga të dyja palët, si dhe ka kritikuar Bashkimi Evropian për qasje të pa balancuar ndaj Kosovës.

“Nëse në Prishtinë ende nuk ka konsensus, as angazhim real politik, për një statut që përcakton dhe rregullon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në Beograd nuk duket se synohet të ndërpritet fushata diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në analizën e ISPI

Një angazhim i vërtetë për zbatimin mungon gjithashtu nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ku mospërputhja formale vazhdon për shkak të pesë vendeve që nuk e njohin Kosovën, duke përfshirë Sllovakinë dhe Spanjën, të cilat megjithatë përfaqësojnë përkatësisht të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në analizë po ashtu theksohet se pas sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë muajit maj në Veri nga serbët lokal, Brukseli ashtu edhe Uashingtoni sanksionuan qeverinë kosovare, e shpallën fajtore për “provokimin” që çoi në përshkallëzim. Sipas institutit Italian kjo ishte një qasje shumë e pa balancuar, e cila prek ekzekutivin e Albin Kurtit dhe indirekt favorizon agjendën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Edhe pse Vuçiç përdor rregullisht retorikën me të cilën ai e promovon veten si garantues i paqes dhe stabilitetit rajonal, qëndrimi i tij synon të destabilizojë ato vende ku jetojnë pakica serbe, rast i cili në Veri të Kosovës materializohet me Listën Serbe, e cila i përgjigjet ekskluzivisht dëshirave të Beogradit” – thuhet në analizën e ISPI

Advertisement