Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Vuçiçi ka lindur forca që nuk mund t’i frenojë më/ Bechev: Beogradi dhe Brukseli janë në telashe

Dimitar Bechev, ligjërues dhe njohës i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar mbi tensionet e fundit në pjesën veriore të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ai ka konsideruar se nëse vërtetohet që Milan Radojçiç, nënkryetar i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës (Lista Serbe), tashmë po vepron në mënyrë të pavarur, atëherë duket se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po e humb kontrollin mbi përfaqësuesin e tij të dikurshëm që e ka krijuar vetë nga kultivimi i nacionalizmit militant serb në Kosovë. Ai ndër të tjera ka shtuar se ky është një problem edhe për bashkësinë e organizuar ndërkombëtare, posaçërisht për Bashkimin Evropian (BE) dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e BE-së. “Nëse Beogradi nuk koordinohet me serbët lokalë, atëherë Brukseli është në telashe. Aktorët lokalë e gjysmë kriminalë nuk kanë asnjë shtysë për të pranuar asnjë plan zgjidhjeje të BE-së. Ata përfitojnë nga status quo-ja dhe ka të ngjarë të luftojnë deri në dhëmbë e thonj për ta mbajtur atë ashtu siç është dhe Vucic per ta, rrezikon të bëhet i parëndësishëm”, ka shkruar Bechev.

Advertisement