LAJMI I FUNDIT
Vuçiçit ia punuan pas krahëve/ Kurthi Radoiçiç – Vulin
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Serbi, profesor Bojan Pajtiç beson se ajo që ka ndodhur në afërsi të manastirit të Banjskës në veri të Republikës së Kosovës i shkon për shtat vetëm Prishtinës dhe Moskës dhe se e gjithë ngjarja ka mundur të inskenohet në atë drejtim dhe tani në vështirësi është vetëm presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Kur ndodh një incident që nuk është i rastësishëm, por është rezultat i përpjekjeve të dikujt, gjithmonë pyetet se në interest ë kujt është. Në këtë rast, sigurisht që nuk është në interesin e Aleksandër Vuçicit, sepse pas tentativës së fundit të dialogut në Bruksel, në sytë e Perëndimit, në raport me Albin Kurtin, ai dukej si një partner konstruktiv. Prandaj kushdo që e kishte planifikuar këtë ngjarje në Banjska e dinte se Vuçic do kishte një problem të dyfishtë: do t’i dëmtohej autoriteti te votuesit e tij dhe do të detyrohej të ndalonte lojën e dy karrigeve. Pra, pas asaj që ndodhi në Banjska, është e qartë se presioni nga perëndimi do të rritet dhe se do të presin që edhe Moska ta shenjestrojë për ta zëvendësuar” – theksoi Pajtiq në një deklaratë për mediumin serb Nova
Ai gjithashtu shpjegoi edhe se kujt i përshtatet kjo situatë.
“Në radhë të parë Albin Kurti dimë gjithashtu se ai është nën sanksionet e SHBA-së, dhe se e gji, i cili edhe një herë bëhet partner konstruktiv në dialog. Situata e tensionuar në Kosovë i shkon për shtat edhe Rusisë, sepse kanë nevojë për çdo shpërqendrim nga Ukraina dhe hapjen e pikave të reja të nxehta. Dimë gjithashtu se Milan Radoiçic është mjeshtër i jetës dhe vdekjes në veri të Kosovës. E tha kjo nuk mund të ndodhte pa e ditur Agjencia e Sigurisë BIA e drejtuar nga Aleksandër Vulin, i cili po ashtu është nën sanksionet e SHBA-së