Politike
“Vula” e PD/ Avokati i Berishës: Vendimi i Gjykatës së Lartë në shkelje flagrante të ligjit
Avokati i njohur, Genc Gjokutaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë në lidhje me statutin e Partisë Demokratike.
Sipas tij, vendimi i sotëm në dhomë këshillimi, ‘është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qëllime të pastra politike kundër vullnetit të anetarësisë së saj’.
Reagimi i plote nga Gjokutaj:
Vendimi i Gjykatës së Lartë në lidhje me Statutin e Rithemelimit të Partisë Demokratike sot është një shkelje flagrante e ligjit dhe që ndjek qellime të pastra politike kundër vullnetit të anëtarësisë së saj!
Prishja e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe kthimi i çështjes po në Apel legjitimon skandalin me të madh procedurial njohjen e si subjekt ankimues të Basha & Alibeaj, ndërkohë që ata nuk kanë qenë palë në gjykimin në shkallë të parë!
Ligjërisht GjL duhej të kishte prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për moslegjitimin te ankuesit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë!
Drejtësia shqiptare ka rënë! Ajo sot është kthyer në Agjensi Sherbimi pranë Qeverisë dhe mercenarëve të saj!