Connect with us

Aktualitet

Vula iu dha Berishës/ Flasin Alibeaj dhe Çollaku: Vendimin e zbatojmë pikë për pikë

Dy deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Kreshnik Çollaku janë prononcuar për mediat, para hyrjes në mbledhjen me Lulzim Bashën, ku do të marrin një vendim, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

Aliebaj tha se do të respektojë pikë për pikë vendimin e gjykatë, ndërsa Çollaku tha se është deputet i PD dhe i tillë do të mbetet, teksa dhe ai konfirmoi se do të respektojë vendimin e gjykatës.

Pyetje: Do respektoni vendimin e gjykatës?

Alibeaj: Pikë për pikë

Pyetje: A do shkoni aty ku është shumica?

Çollaku: Unë i qëndroj atyre që kam deklaruar. Sot ka një vendim të gjykatës që kemi detyrimin ta respektojmë, por se cfarë do bëjmë do dëgjojmë kolegët dhe do komunikojmë sërish. Do dëgjoj edhe kolegët dhe më pas do flasim.

Pyetje: Ju keni deklaruar që do respektoni vendimin e Apelit dhe do shkoni aty ku është PD

Çollaku: Unë jam deputet i PD dhe do mbeten deputet i PD. Vendimi është marrë, ne do ta respektojmë.

Pyetje: Jeni për një parti të re nëse propozon zoti Basha?

Çollaku: Të gjitha këto janë opsione që do ti diskutojmë

Advertisement