Connect with us

Politike

Vula te Berisha/ Nisin largimet nga grupi i Bashës, deputetja: Jam dhe do të mbetem pjesë…

Kanë nisur lëvizjet e para në grupin e Lulzim Bashës pasi Gjykata e Apelit i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Deputetja e Partisë Demokratike në Fier, Eralda Tase Bano ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se do të vazhdojë të jetë pjesë e PD zyrtare.

Bano shprehet se është e bindur se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të ketë një opozitë të formuar dhe të papërçarë.

POSTIMI I PLOTË: 

Të dashur qytetarë,

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Advertisement