Connect with us

Rajon

Vulin i leh një qeni, apo një qen i leh Vulin-it/ Ironia e thellë e shkrimtarit serb

“Çdo profesor i gazetarisë do thoshte se nuk është lajm që një qen kafshoi një njeri, por një njeri kafshoi një qen, si edhe nuk është lajm që një qen i leh Vulin-it, por se Vulin i leh qenit.

Por edhe nëse Vulin i leh një qeni diku, kjo mund të tolerohet si një sjellje normale, sepse Vulin e ka lavdëruar gjithmonë, thuajse në mënyrë maniake Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke lëshuar ca tinguj të çuditshëm, të ngjashëm me lehjen”

Kështu e nis opinionin e tij në lidhje me vendimin amerikan për të shpallur Non Grata kreun e BIA-s serbe, shkrimtari serb Dragoljub Petroviç

“Edhe pse një qen mund ti leh çdo njëriu, ngjarja e një vit më parë ishte e vecantë pasi, qeni hungarez që lehu ishte qen i stërvitur për të nuhatur drogë” – shkruan Petroviç

Sipas tij, duke pasur parasysh se Aleksandër Vuçic është opium për njerëzit që e votojnë, ai po ashtu është opiumi edhe për Aleksandër Vulin non grata, i cili e konsumon rregullisht në sasi jonormale

“Kur Aleksandër Vulin u shfaq si një fenomen qiellor i epokës së artë, mes botës së ndershme, sa herë dilte e fliste në televizion, çdo serbi I lindte pyetja e famshme: Po ti çfarë droge je? Kështu thuhet për një mashkull me sjellje të çuditshme, dhe me një mënyrë tejet po të çuditshme veshje. Për të mos përmendur metodat jashtëzakonisht të çuditshme të futjes…” – ironizon Dragoljub Petroviç

 

Advertisement