Connect with us

Rajon

Vulin kërcënon: Republika Srpska e Bosnjes, do i bashkohet Serbisë

Në kohën kur vëmendja ndërkombëtare është kthyer më shumë se kurrë nga Ballkani, mes frikës se erëra destabilizimi fryjnë nga Rusia, ish-drejtori i BIA-s serbe dhe njeriu që ndodhet në listën e zezë amerikane, Aleksandar Vulin, paralajmëron lëvizje tektonike në rajon, të cilat prekin pikërisht stabilitetin e brishtë të tij.

Vulin deklaroi se se entiteti i Republika Serbe do të shkëputet nga Bosnja dhe Hercegovina. Madje, themeluesi i Lëvizjes Socialiste tha se Republika Serbe do t’i bashkohet shumë shpejtë shtetit të Serbisë dhe se ky proces tashmë ka filluar. Ai deklaroi se atë që fuqitë perëndimore ua lejuan shqiptarëve në Kosovë, nuk do të mund t’ua ndalojnë serbëve në Bosnje, raporton N1.

“Procesi i bashkimit të serbëve ka filluar dhe nuk mund të ndalet”, tha ai, teksa kujtoi kujtoi periudhën e vitit 2008 dhe shkëputjen e Kosovës. “Në vitin 2008, Serbia ishte në derën e paktit të NATO-s, nën kontrollin e plotë të BE-së dhe në marrëdhënie asnjëherë më të këqija me Rusinë dhe Kinën, dhe në këmbim mori privatizimin grabitqar dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, tha Vulin.

Në fund të dhjetori 2023, Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, u bë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Milorad Dodik, presidenti i entitetit të dominuar nga serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Republika Srpska, ndërkohë, nuk ka reshtur së shpalosuri tendencat e tij për shkëputjen e entitetit serb.

Advertisement