Connect with us

Rajon

Vulin, njëriu i Rusisë/ PE godet politikat e Serbisë

Deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar kushtëzimin e ndihmës financiare të BE-së për Serbinë me qëndrimet e saj ndaj Rusisë.

Në veçanti, ata shprehën zhgënjim për faktin se Serbia ka vazhduar ta beje veshin te shurdhet ndaj kerkeses per vendosjen e sanksioneve Rusise per shkak te pushtimit te disa rajoneve ne Ukraine

Përmes amendamenteve që janë votuar, Parlamenti Evropian ka shprehur edhe shqetësim për emërimin e sherbimi i zbulimit Brendshëm, Aleksander Vulin, shef të Shërbimit të Zbulimit të Serbisë, BIA, pasi që ai konsiderohet të jetë i afërt me Moskën dhe person “i njohur për retorikën kundër Bashkimit Evropian”.

Deputetet e PE thane se është e papranueshme që Serbia të përshtatet me “regjimin luftënxitës autokrat të Rusisë” dhe se “disa aspekte të politikës së jashtme, Serbia i ka tërësisht në kundërshtim me qëndrimet e BE-së.

Advertisement