Rajon
Vuҫiq gënjeu për Putinin, zbardhet takimi i tyre i fundit
Gjatë ditës së sitme, presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq deklaroi se nuk ka raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin. Madje ai tha se ka dy vjet e gjysëm që nuk e ka takuar Putinin. Mirëpo, këtë deklaratë të tij, e ka quajtur gënjeshtër, diplomati shqiptar, Shaban Murati.
Ai përmes një postimi në Facebook shkruan se Vuҫiq pa turp gënjen se nuk e ka takuar Putinin.Diplomati Murati, madje përmend edhe takimin e fundit që kanë realizuar Putini dhe Vuҫiq.
Postimi i plotë:
Ja si rren presidenti serb Vucic
Në konferencën ndërkombëtare Globsec për sigurinë, që u mbajt në Pragë, ku ishte dhe kryeministri i Shqipërisë, presidenti serb Aleksandar Vuҫiq, i vënë para kritikave të ashpra të pjesëmarrësve që e akuzuan për lidhjet e ngushta me Putinin, në fjalimin e tij para të pranishmeve në 31 gusht rrejti pa pikën e turpit dhe pa iu skuqur faqja deklaroi se “Unë kam dy vjet e gjysëm që nuk e kam takuar Putinin”.
E vërteta është që presidenti serb Vuҫiq e ka takuar protektorin e tij president i Rusisë Putin në datën 19 tetor 2023, pra para një viti.
Kur Vuҫiq rren në një samit me kryetarë shtetesh dhe qeverish, a e merrni me mend sa lehtë i rren kryeministrat e Shqipërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, etj., të cilët i shohin Serbinë dhe Vuҫiqin me admirim prej skllavi.