Connect with us

Kosova

Walker këshillon Kurtin të rezistojë edhe më tej për Asociacionin

Që nga fillimi, ai ka qenë kundërshtar tejet i zëshëm i vetë idesë, e lëre më përkthimit të saj në praktikë,  të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Por, tani pas sulmit paramilitar dhe terrorist në Banjskë, ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, s’mund ta marrë me mend se si ende kjo i shkon dikujt ndërmend, e lëre më ta shtyjë para jetësimin e saj.

“E kam kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për një mori gjërash, por përsa I përket asociacionit të komunave me shumicë serbe, kam qenë me të krejtësisht” – theksoi Walker

Ai konsideron se Kurti “ka pasur të drejtë” deri para disa ditësh, porse teksa ka dëgjuar se ai e ka pranuar asociacionin, me pak fjalë është dorëzuar, për ish-Shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ky është shqetësim i madh.

Ajo cfare dihet deri tani është se serbët do të kenë në dorë fushat si arsimi, shëndetësia, mirëqenia sociale, planifikimi urban e hapësinor, disponimi i pronave. Për Walker, me pak fjalë kjo është autonomi politike dhe territoriale për komunitetin serb.

Ai ende dëshiron të besojë që Kurti s’do pranojë këtë; e madje edhe e këshillon që “të rezistojë edhe më shumë”. Megjithë këtë, “jo nëse është në një pozitë të pamundshme”, pasi siç thotë ai, është i vetëdijshëm për presionin e madh ndërkombëtar.

Duke i treguar deklaratat se Statuti i ri “nuk shkel vijat e kuqe të palëve”, William Walker ironizoi: Si dreqin qenka e mundur të mos shkelen vijat e kuqe të Serbisë dhe të jetë në njëjtën kohë në përputhje me Kushtetën e Kosovës?”

Duke i kumtuar se ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ditë më parë tha se ky Statut është “fuqishëm në përputhje” me Kushtetutën e Kosovës, Walker thjesht tha se “nuk e di çfarë ka në mend Amerika”

Advertisement