Politike
Washington Post: Meta kundërshtar i zëshëm i Ramës, e akuzonte për…
Gazeta prestigjioze amerikane ‘Washington Post’ shkruan se u arrestua një kritik i zëshëm i kryeministrit Edi Rama.
“Meta është një kundërshtar i zëshëm i qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se drejton një “regjim kleptokratik” dhe se ka përqendruar të gjitha pushtetet legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij,” shkruan gazeta.
Më tej gazeta amerikane shkruan se “Meta, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytet, Tiranë, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas mediave lokale. Stacionet televizive lokale treguan oficerë policie të maskuar dhe me rroba civile duke marrë Metën nga automjeti i tij pasi ai u kthye nga Kosova fqinje përpara mbajtjes së një konference për shtyp.
Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tedi Blushi, e quajti atë “një rrëmbim kriminal”.
Pas takimit me Metën në rajonin e policisë, avokati i tij Genc Gjokutaj tha se ish-presidenti po hetohet për dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave dhe pasurisë personale.
Meta ka qenë presidenti i Shqipërisë në periudhën 2017-2022. Ai po hetohej për lobim të dyshuar të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara vite më parë. Ai dhe ish-bashkëshortja e tij gjithashtu janë hetuar me akuzat për fshehje të pasurisë dhe të ardhurave të tyre personale”.