Connect with us

Kosova

William Walker: Propozimi Evropian, i keq për Kosovën

William Walker, ish-shef i misionit verifikuaes të OSBE-së e ka cilësuar si “të keq” Propozimin Evropian me të cilin u pajtua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 27 shkurt.

Miku i madh i Kosovës e ka porositur kryeministrin e vendit që ta durojë “presionin” nga Perëndimi duke shtuar se “në këtë marrëveshje askund nuk shkruhet që Serbia do ta njoh Pavarësinë e Kosovës,”

“Unë arrij ta kuptoj që kryeministri Kurti është përballë një presioni të madh nga BE-ja e ShBA-ja, siç kanë qenë edhe (paraardhësit) tjerë, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet se po bashkohet Kosova,” – u shpreh  Walker

Më tej, ish-ambasadori theksoi edhe të tjera shqetësime në lidhje me Propozimin e publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

“S’mund ta pranoj këtë plan ku flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtim të gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës,” 0 tha ish ambasadori

Advertisement