Politike
Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, e duam fort, por më fort duam PD dhe Shqipërinë
Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD.
Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Xhaferaj thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.
“Vjen një moment që e kërkon koha dhe nuk është dramë të bësh hap mbrapa. Është i domosdoshëm jo se më pëlqen apo jo mua, është evidenca e 14 majit dhe 6 marsit. Ka një farë mbështetje por nuk e pranoj dot atë që më thonë mua të votohet. Nuk ka pse të votohet Berisha për votëbesim.
Kush mund ta konkurrojë Berishën brenda PD? Me një media që i shkon nga mbrapa. Nëse flasim për garë të drejtë e barabartë, nuk është këtu. Sot është e domosdoshme por nuk kapërcen dot mbi 500 mijë vota por si të ngrihet. Ai duhet të jetë pjesë e procesit. E duam fort, e kemi pasur lider por më fort duam PD dhe Shqipërinë”, tha Xhaferaj.