Politike
Xhelal Mziu akuzohet se dhunoi një zyrtar/ Reagon Berisha: Është kurth, zoti Mziu u provokua

Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat u pyet në lidhje me faktin që Xhelal Mziu akuzohet se ka dhunuar një zyrtar lokal në Dibër.
Berisha tha se Mziut iu ngrit një kurth dhe se u provokua në mënyrën më të ulët të mundshme. Sipas tij, kjo ndodh, sepse socialistët ndjejnë humbjen, teksa e quajti Blendi Klosin bixhozxhi.
Sali Berisha: Ky ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit me militantët fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut Dibër. Është kurth, pasi shohin situatën dramatike. Zoti Mziu u provokua. Ta dijë kryebixhozxhiu Klosi, e dinë gjithë çfarë ka lënë ai në bixhoz, që mos ta them unë.

