Connect with us

Pinknews

Xhensila reagon ashpër: Plehra që përdorni në një moment delikat, emrin tim

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, përmes një postimi në Instastory.

Kohët e fundit nëpër media qarkullon lajmi për një divorc të mundshëm me Bes Kallakun, pasi çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Ajo që e bëri të ‘shpërthente’ është Xhensilën është reperi Cllevio që aludoi se ndarja e saj me Besin ka ardhur si shkak i një “Bossi në Dubai”.

Xhensila ka paralajmëruar se kushdo që merret me emrin e saj duke gënjyer dhe manipuluar, do të përballet me përgjegjësi juridike.

“Sapo më nisën një video që një monstër Tik-Tok-u me fantazinë më të shthurur ka baltosur emrin tim, me njerëz që nuk i njoh, e as emrin s’jua kam dëgjuar kurrë.

Plehrë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurur intrigat dhe gënjeshtrat e tua.

Është përbaltur shumë emri im për shumë vite por kam heshtur. Nga ky moment do mbani përgjegjësi ligjore për çdo shpifje”, shkruan Xhensila.
Advertisement