Connect with us

Bota

Xi është një lider shumë i fortë/ Trump: Ka një ndikim të madh te Putini, do flas si të mbyllim luftën

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se Xi Jinping mund të ketë një “ndikim të madh” te Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, vetëm disa ditë para një takimi të planifikuar midis udhëheqësve amerikanë dhe kinezë në Korenë e Jugut. “Mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh te Putini… Shikoni, ai është një njeri i respektuar. Ai është një udhëheqës shumë i fortë, një vend shumë i shkëlqyer. Po, mendoj se ai mund të ketë një ndikim të madh. Dhe patjetër do të flasim për Rusinë dhe Ukrainën”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të takohet me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut. “Do të flas me Xi se si ta përfundojmë luftën në Ukrainë. Mendoj se ai do të jetë shumë i hapur. Ai ka një ndikim të madh te Putini.”

Advertisement