Pinknews
Yamal kapet “mat” me vajzën misterioze, ish e dashura e 17-vjeçarit mohon akuzat për tradhti: Nuk kam hipur në prehrin e…
Alex Padilla, ish e dashura e Lamine Yamal, u bë virale në rrjet pas një videoje të shpërndarë, ku ajo shfaqej në prehrin e një djali tjetër, gjë që solli dhe ndarjen e çiftit, vetëm disa javë pasi kishin bërë publike çdo gjë.
Gjithsesi, duket se ylli i Spanjës nuk ka humbur kohë të vajtojë për këtë ndarje, teksa duket se menjëherë ka gjetur një të dashur të re, të paktën siç raportojnë mediat.
Gjatë pushimeve që 17-vjeçari është duke kaluar me miqtë e tij, Yamal është fotografuar nga fansat pranë një vajze tjetër, teksa kishte vendosur dorën në këmbët e kësaj të fundit, emri i së cilës ende nuk dihet.
Kjo gjë duket se ka ndezur menjëherë rrjetin, me Yamal që në një farë mënyre ka zbuluar dhe lidhjen e re, edhe pse asgjë nuk është e konfirmuar.
Nga ana tjetër, Padilla ka reaguar sa i përket videos së bërë virale në rrjet. Në një koment në “Instagram”, influencerja e TikTok shkruan: “Nuk kam hipur në prehrin e asnjë njeriu, jam ulur në mes të stolit”.
Gjithsesi kjo gjë duket se nuk ka mjaftuar që Yamal ta falë Padillan, teksa menjëherë pas publikimit të videos, të dy ata vendosën që mos ta ndiqnin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.