Connect with us

Pinknews

Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë

Shqipëria turistike është kthyer në kryefjalë jo vetëm të mediave të huaja, por tashmë ka marrë edhe vëmendjen e figurave më të rëndësishme të botës.

Kësaj radhe, është grupi legjendar ABBA që është filmuar duke kaluar pushime në Sarandë.

Në rrejt po qarkullon një video, ku dy vajzat e grupit ABBA shijojnë tingujt e muzikës dhe shfaqen duke kërcyer në një prej lokaleve të natës.

Kujtojmë që vetëm pak javë më parë, edhe regjisori legjendar Oliver Stone që pushonte në Jalë.

Abba janë një nga grupet më të famshme dhe më të shitura të popit në botë. Grupi Abba përbëhej nga 4 persona, Agnetha Fältskog, Björn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid ‘Frida’ Lyngstad.  Grupi u formua zyrtarisht në 1972 dhe u nda në 1982.

 

Advertisement