Aktualitet
Yjet favorizojnë çiftet, angazhimi juaj do të shpërblehet shumë shpejt
Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Kjo e dielë është e bukur për ndjenja, nëse jeni të interesuar për një person. Nga ana tjetër, lajme të mira vijnë në punë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Nëse thjesht po shikoni përreth, mund të keni një surprizë të këndshme. Bashkëpunimet e reja janë të preferuara. Do të jeni në gjendje të merrni kënaqësi të mëdha në çdo fushë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Yjet favorizojnë ata që duan të bëjnë pushime sentimental. Në punë po i jepni vetes shumë për të bërë dhe kënaqësitë nuk do të mungojnë. Do të shihni që gjithçka është në rregull nëse ka pasur momente të vështira.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo e dielë flet për dashurinë, nëse së fundmi keni takuar një person të këndshëm, mos e lini të largohet. Lajmet të mira vijnë në punë. Ndoshta një promovim ose një rritje.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të dielen nëse ka diçka që nuk shkon, mos u tërhiqni në vetvete, por përpiquni të krijoni një dialog konstruktiv me partnerin tuaj. Megjithatë në punë angazhimi juaj do të shpërblehet shumë shpejt.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Të dielen yjet favorizojnë çiftet që e duan njëri-tjetrin. Në punë dëshironi të vendosni veten në linjë dhe lodhja nuk ju tremb.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të dielen nëse jeni vetëm, përfitoni për të zgjeruar rrethin tuaj të miqve, mund të zbuloni se në fakt ka diçka më shumë pas një miqësie. Projekte të reja janë gati të nisin.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të dielen do jeni pak konfuz në dashuri, kohët e fundit sikur asgjë nuk ju shkon dhe ky humor i keq është edhe në çift. Në punë, nga ana tjetër, projekte të reja dhe interesante që nisin në vjeshtë.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Yjet e kësaj të diele ju ftojnë të çliroheni sidomos nëse keni bërë së fundmi njohjen me një person të gabuar. Në punë, nga ana tjetër, ndryshimet janë të mundshme nga tani deri në shtator.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Ju ndiheni të lehtë dhe partneri juaj vlerëson qetësinë tuaj! Pse nuk organizoni diçka të këndshme për këtë të diel? Do ketë disa ndryshime në punë në shtator dhe kjo ju shqetëson por mos e mbështillni kokën para se të bini.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të dielen yjet favorizojnë çiftet afatgjatë, nuk e përjashtoj mundësinë e vënies në plan të projekteve të rëndësishme familjare. Në punë keni energji të madhe, shfrytëzojeni për të arritur objektivat që i keni vënë vetes.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Yjet ju favorizojnë në dashurinë dhe nga ana tjetër ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm ekzistence për një shenjë romantike dhe ëndërrimtare si e juaja! Në punë dëshironi të merrni përgjigje të caktuara dhe pritja për t’i marrë ato ju bën nervoz!