Connect with us

Aktualitet

Ylli Manjani: A do guxojë tani Shqipëria, ta mbajë në burg Fredi Belerin

Ylli Manjani, një nga personat që ka shkuar në Himarë të protestojë për lirimin e Fredi Belerit nga burgu, ka reaguar pas zgjedhjes së këtij të fundit eurodeputet.

Sipas Manjanit, meqë Beleri u zgjodh eurodeputet, tani duhet liruar nga burgu.

“Të gjithë, me përjashtim të Himarës, fituan.

Rama hoqi qafe Fredi Belerin, me dhunë por e hoqi qafe. Beleri e sfidoi burrnisht. Fitoi zgjedhjet megjithse u paraburgos dhunshëm e pa ligj. Pra me vota nuk e hoqi dot. Tashmë e ka rrugën e lirë të shpallë zgjedhjet atje dhe të mbyllë teatrin e emërimeve idiote.
Beleri, ndonëse me kosto të lartë personale, hoqi qafe pushtetin abuziv që iu sul keq dhe shumë keq. Ai sot është deputet europian.

Nuk besoj se Shqipëria politike e Ed Ramës do ketë luksin të vijojë të mbajë në burg një deputet Europian (ç’a s’bën vaki xhanëm, por nuk besoj..)

Micotaqis dhe Rama hoqën qafe njëri-tjetrin nga përplasjet virtuale. Besoj miqsia e tyre ka mbaruar.

GJKKO tani ka në tavolinë një shkak madhor për ta mbyllur këtë budallëk të sajuar trashë dhe shumë trashë ndaj Fredi Belerit.  Mesa duket Kushtetuta dhe ligjet e Republikës nuk mjaftuan deri më tani për ta pushuar një gjykim të sajuar politikisht!!!

Ata që humbën janë himariotët, vullneti i të cilëve u përdhos shumë rëndë.

A do arrijnë ta shprehin këtë përdhosje në votimet e ardhshme mbetet për t’u parë.  Por shembulli që ata përjetuan kur iu vodh vullneti me dhunë ishte dhe mbetet më i keqi.

Besoj se edhe shqiptarët që presin ende letrat greke nuk do kenë ditë më të mira, për fat të keq. Politika e shtetit të tyre ka hallin e vet këto kohë…”, shkruan Manjani.

Advertisement