Connect with us

Politike

Ylli Manjani: Shqiptarët duan më shumë dajakun, kot s’thonë druri ka dalë nga xheneti

Ylli Manjani ka komentuar sondazhin e fundit, që e nxjerr SPAK si institucionin më të besueshëm në vend.

“Pra siç duket shumë qartë edhe në matjen e fundit të Barometrit, mileti do më shumë institucionet e dajakut sesa ato që qeverisjes dhe të drejtësisë.

Shiheni me vemendje:

Spaku që të fut në burg,

Amerika se ka marinsa dhe, policia që të shtron në dru pëlqehen më shumë, po shumë më shumë sesa qeveria që vendos për ne, opozita që duhet të jetë shpresa dhe gjykata që jep drejtësinë.

D.m.th s’duam drejtësi e qeverisje, por thjesht dajak!

Edhe feja nuk pëlqehet aq shumë sa dajaku.

Ore po druni ka dal nga xheneti…! Kush të bën nënën është baba…!

Hajde për t’mira e n’gzime!

Të fala demokracisë, lirisë e zgjedhjeve”, shkruan ai.

SPAK institucioni më i besueshëm, Ylli Manjani: Shqiptarët duan

Advertisement