Connect with us

Rajon

Zajednica në Zenit/ Flet ambasadori amerikan në Beograd

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christoher Hill ka thënë se marrëveshja e Ohrit është padyshim e mirë për Serbinë dhe se po shkohet drejt arritjes së një momenti kyç për normalizimin e raporteve Prishtine – Beograd.

Hill ka përsëritur edhe një herë thirrjen e tij që Kosova të krijojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se është një nga cështjet më të rëndësishme që themelimi të bëhet sa më shpejtë.

Hill gjitashtu ka përmendur edhe investimet e kompanive amerikane në Serbi duke thënë se një gjë e tillë s’ka të bëjë me dialogun por me raportet në mes të Serbisë dhe SHBA-së

“Kompanitë më të mira dhe më moderne amerikane po investojnë në Serbi. Kjo nuk ka të bëjë me dialogun e Brukselit, por me marrëdhëniet gjithnjë e më të suksesshme ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Dy vendet tona kanë shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”, ka thënë Hill.

Advertisement