Connect with us

Lifestyle

Zakonet e një çifti të lumtur

Çdo çift ka mënyrën e vet të ndërtimit të një marrëdhënie të shëndetshme.

Vetëm duke ecur në rrugë apo në klube, restorante, kinema etj, mund të kuptosh se disa çifte janë më të afërt se të tjerat, ose të paktën kështu duket.

Disa kapin duart, të tjerët shohin ëmbëlsisht, të tjerët lënë veten të lirë dhe nuk presin që dashurinë ta tregojnë në intimitetin e shtëpisë.

A janë këto shenjat e një çifti të lumtur ? Apo janë gjestet e thjeshta dhe të bëra në mënyrë private ato që bëjnë një çift solid dhe të qëndrueshëm?

Por jeta e përditshme ka dhe punën, familjen, pazaret dhe shumë stres, gjë e cila na nervozon dhe pakëson mundësitë për të gjetur kohën për t’ju përkushtuar jetës në çift.

Cilat janë shenjat për të parë nëse jeni çift i lumtur?

Zakonet nga të cilat nuk duhet të heqim dorë kurrë, të cilat nëse vihen në praktikë, mund të garantojnë një jetë të gjatë si çift.

Keni së paku një interes të përbashkët

Bëni gjeste të vogla çdo ditë për të forcuar intimitetin

Flisni pa problem edhe për atë që partneri nuk dëshiron

Pavarësisht lodhjes, pasioni dhe romanca duhen mbajtur gjithmonë gjallë

Herë pas here hani një darkë jashtë

Ndryshoni rutinën

Lëreni mënjanë telefonin kur jeni bashkë

Komunikoni me njëri – tjetrin për ecurinë e ditës dhe qëllimet tuaja

Shkoni për të fjetur në të njëjtën kohë

Advertisement