Rajon
“Zavetnici” i kërkon qeverisë të shpallë okupimin e Kosovës
Partia serbe “Zavetnici” i ka bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që “të shpallë okupimin e Kosovës”, duke thënë se të njëjtën gjë e ka thënë edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, Petar Petkoviç.
“Pas vendosjes së autoritetit të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe në katër komuna në veri të krahinës, mund të konstatojmë se asnjë pëllëmbë e Kosovës nuk është e lirë nga çizma e Prishtinës”, thotë “Zavetnici”
“Marrja e një vendimi zyrtar që do të përcaktonte gjendjen e okupimit është e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe sigurinë e popullit serb në Kosovë, në këtë moment” – theksohet në këtë komunikatë.
Partia “Zavetnici” është parti politike e së djathtës ekstreme në Serbi. Ata e përkufizojnë veten si parti politike konservatore dhe rusofile dhe kundërshtojnë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.