Connect with us

Aktualitet

Zbardhen 9 raste vjedhjesh/ Arrestohet 37-vjeçari, shfrytëzonte dy të mitur në këtë veprimtari

Një 37-vjeçaar është arrestua nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka kryer një seri vjedhjesh në qytet, duke përfshirë vjedhjen e monopatinave, biçikletave dhe një motomjeti. Gjithashtu 37-vjeçari i cili ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet se ka shfrytëzuar dy të mitur 12 vjeçarë për të kryer vjedhjet dhe pastaj ua ka marrë sendet e vjedhura. Ndërkohë gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë).

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The last”. Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve të monopatinave dhe biçikletave, kapet dhe ndalohet 37-vjeçari, i dënuar me parë për vjedhje. 37-vjeçari, dyshohet se shfrytëzonte dhe shtynte dy të mitur për kryerjen e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, finalizuan operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. A., 37 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë muajit shkurt dhe mars ka vjedhur 5 monopatina, 3 biçikleta dhe 1 motomjet. Gjatë hetimeve ka rezultuar se ky shtetas shfrytëzonte dy shtetas të mitur të moshës 12 vjeç, të cilët pasi i vidhnin ja dorëzonin 37-vjeçarit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të 37-vjeçarit, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës(thikë).Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement