Kronike
Zbardhet atentati me dy të plagosur në Don Bosko, shpallet në kërkim një prej autorëve
TIRANË- Policia e Tiranës zbardh atentatin e 3 shtatorit në Don Bosko ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur në kërkim me vendim gjykate “arrest në burg” njëri prej autorëve, i konfirmuar me prova.
Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, në afërsi të OSHEE-së kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi 22 vjeçar u plagos në këmbë.
Autorët që mendohet se ishin 3, në pak sekonda shtinë 7 plumba, dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën e krimit. Brenda saj u gjet pistoleta me kalibër të vogël 7.65 mm, e pajisur me silenciator, që u përdor në krim.
Automjeti tip “Golf 5” që u përdor në atentat ka hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës në Kukës. Shkaku i këtij atentati akoma mbetet i paqartë, por e shkuara kriminale e njërit prej të plagosurve, Kastriot Elezaj, i dënuar më për prostitucion në Itali, vijon të jetë pistë kryesore për hetuesit.