Connect with us

Aktualitet

Zbardhet DOSJA/ Babai dhe nëna fshehën vrasjen e djalit

Vrasja e Hamdi Bylykbashit në fshatin Zvezdë të Korçës, është zbuluar përmes aktit të ekpertimit mjekoligjor, i cili konstatoi se viktima kishte dëmtime të shuma në pjesën e kokës. Sipas mjekëve, dëmtimet i ishin kryer nga goditje me sende të forta, duke sjellë dhe çarjen e kockës dhe kotuzion të trurit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, ekspertët kanë dalë në përfundimin se Hamdi Bylykbashi, kishte gjetur vdekjen nga 8 plagë të rënda, që nuk vinin nga një goditje e lehtë në murr apo pllaka, siç kanë pretenduar dy prindërit e tij.

Në një nga dhomat e shtëpisë, Policia gjeti një çekan, që besohet se është sendi me të cilën është goditur disa herë në kokë Hamdi Bylykbashi. Prindërit e viktimës, Hyrie dhe Shefki Bylykbashi, janë përpjekur të fshehin vrasjen, duke e raportuar në spital se djali i tyre ishte rrëzuar, por teksa ata në spital e kanë paraqitur situatën si një ngjarje aksidentale. Por e gjitha u zbulua pasi të dy ishin kontradiktorë me njëri-tjetrin.

Hyrie Bylykbashi, nëna e viktimës gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, ka treguar se djali i saj ishte në gjendje të dehur dhe se i shkoi në shtëpi ka qënë i gjakosur në ballë. E po sipas saj, në momentin që kishte hyrë në shtëpi, kishte goditur kokën në pllakat e oborrit. Ndërsa Shefki Bylykbashi, i cili ka treguar se djali i tij kishte humbur jetën si pasojë e goditjes së kokës në mur. Të njëjtin version Shefkiu dhe Hyria, i kanë treguar Ilmi Xhutit, të cilit i kishin kërkuar ndihmë, në mënyrë që ta mernin me taksi Hamdiun dhe ta çonin drejt spitalit të Korçës.

Por Xhuti në momentin që u ka parë djalin, i ka thënë se duhet që të telefononin ambulancën. Përmes këtyre kontradiktave, policia e Korçës ka ngritur dyshime të forta, për një vrasje brenda familjes, duke vënë në përgjim telefonik dhe përgjim ambjental, çiftin Bylykbashin dhe njerëzit e tjerë të familjes.

Krimi brenda familjes ka ndodhur në fshatin Zvezdë të Maliqit më 17 shkurt më parë por vetëm dje u zbulua. Babai i moshuar ka vrarë djalin me çekiç pas një grindje të lindur për shkak të konsumit të alkoolit. Familja e deklaroi ngjarjen si aksidentale por ekspertiza mjeko-ligjore provoi se Hamdi Bylykbashi ishte goditur në kokë me mjete të forta dhe më pas policia arriti të zbardhte të vërtetën. 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi në gjendje të dehur ka debatuar shumë me të dy prindërit në oborrin e banesës së tyre, në qendër të fshatit.

Në debat e sipër sipas policisë viktima ka tentuar të hedhë babanë e tij Shefkiun në pusin i cili ndodhet në oborrin e banesës. Pasi është shmangur, i moshuari ka arritur të marrë një çekiç i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë dhe me të ka goditur disa herë në kokë djalin e tij të vetëm.

Advertisement