Connect with us

Kronike

Zbardhet EMRI/ Kush është 40-vjeçari që u qëllua 27 herë me thikë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një lokal në Tiranë, ku një 41-vjeçar i identifikuar si Eder Dorzi, është qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.

40-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 40 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.

Advertisement