Connect with us

Politike

Zbardhet misteri/ Kush është Klareta dhe lidhja e saj me Bashën

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e çoi më tej sot akuzën politike për bashkëpunimin mes ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa ishte duke shprehur revoltën për situatën ekonomike në vend dhe komentoi edhe ligjin e fundit për dosjet që u miratua në Kuvend edhe me votën e Lulzim Bashës, Meta tha se bashkëpunimi mes tyre është më i thellë se ajo që dihet. Meta tha se kush mendon se mund të sfidojë lirinë e mendimit dhe votës do të ketë fatin e “Mussolinit dhe Klaretës”. Po, Klaretës. E lexuat saktë. Dhe për ta theksuar se krahasimin nuk e kishte thjesht epitet, Meta tha se Klareta e politikës shqiptare “është ai i 17 majit që u mbyll në zyrë”. Duke mos iu referuar me emër direkt por përshkrim të saktë se e kishte për Lulzim Bashën, Meta tha se të gjithë e dinë se kush është.

“Duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet. Dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali Kristaqit, ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do t’ja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë që do të ekzekutojnë pluralizmin do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës. Klareta është dashnorja e Musolinit. E dini kush është Klaret në Shqipëri, është ai i 17 majit (qesh). E dini more kush është? Është ai i 17 majit, që u mbyll atje në zyrë me atë dhe…(qesh sërish), ai është. Kanë të drejtë që kanë tmerr nga Partia e Lirisë, Partia e Lirisë do t’i rikthejë lirinë të gjithë shqiptarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama e di shumë mirë që do të përgjigjet një më një.”-tha Meta

Kush ishte Klareta dhe raporti 13 vite i dashurisë me Mussolinin?

KRAHASIMI/ Rama-Mussolini, por kush është "Klareta" e

Clara Petacci njihet edhe si dashuria më e rëndësishme e jetës së udhëheqësit fashist italian, Benito Mussolini. Jeta e Mussolinit njihet për gratë e shumta që e rrethonin por Clara ishte ndryshe. E fundit dhe kryesorja, Claretta ishte 29 vite më e vogël se Duçja dhe e kishte simpatizuar atë që e vogël. Ata u takuan në vitin 1932 në një plazh në Itali në Ostia, jashtë Romës dhe në atë kohë Mussolini kishte 10 vite udhëheqës absolut, ndërsa Claretta ishte vetëm 20 vjeç. Ajo vinte nga një familje romake borgjeze ndërsa ai ishte i martuar. Edhe pse ishte 29 vite më i madh se ajo, prindërit e saj e inkurajuan raportin jashtëmartesor të së bijës me Duçen. Lidhja e tyre nisi rastësisht po u kthye në dashurinë më të madhe të Duçes, ku për ironi ata takoheshin sipas biografisë së bërë nga historiani i Universitetit të Oksfordit, Richard J.B. Bosëorth, në kishë. Të dielën pasdite, ata takoheshin në zyrën e Mussolinit ku sipas profesorit kryenin edhe raporte intime. Me kalimin e viteve ajo u bë gruaja kryesore e Mussolinit, me një dhomë private në Palazzo Venezia ku u krijua qeveria dhe me një truprojë personale. Edhe pse me një lidhje të çuditshme Claretta ia kishte dalë të regjistronte bisedat e tyre në ditare. Vajza kishte një nivel të lartë intelektual dhe për 13 vitet e romancës të botuara në librin “Claretta Petaçi, Mussolini sekret”, ajo e përshkruan udhëheqësin si një njeri të varur pas seksit. Mussolini ra nga froni më 1943 dhe Claretta nuk iu largua. Ata u arrestuan dhe më pas u vranë nga partizanët teksa po pëpiqeshin të arratiseshin më 27 prill 1945.

Advertisement