Bota
Zbardhet plani i Donald Trump për arritjen e paqes në Gaza, brenda 72 orësh….

Zbardhen detaje në lidhje me plani e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Gaza.
Nëse palët pranojnë propozimin e Trump, pengjet e mbajtura nga Hamasi do të lirohen brenda 72 orëve, qofshin ato të gjallë apo të vdekur.
Plani është publikuar nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa bëhet me dije se në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë.
“Ndërkohë Rripi i Gazës do të jetë një zonë e deradikalizuar dhe pa terrorizëm që nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët e saj dhe se do të rindërtohet në dobi të popullit të Gazës, i cili ka vuajtur më shumë se sa duhet”, thuhet në plan.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zhvillon një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. Në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë do të jetë plani 21 pikësh për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.
Të dy udhëheqësit po takohen tani në Zyrën Ovale – por është e mbyllur për shtypin, kështu që nuk do të dëgjojmë më shumë rreth bisedës së tyre deri shumë më vonë.

