Connect with us

Aktualitet

Zbardhet skenari i fshehtë/ Pse Kushtetuesja po e merr në themel çështjen e Ballukut

Në qendër të debatit juridik dhe politik të ditës mbetet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë në datën 12 dhjetor shqyrtimin e kërkesës së qeverisë lidhur me pezullimin nga detyra të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga ana e GJKKO-së.

Avokati Gylsen Zhllima, i ftuar në “Aktualitet”, komentoi zhvillimet më të fundit dhe argumentoi se shtyrja e seancës nuk është një veprim formal, por një proces taksativ që Kushtetuesja duhet ta ndjekë me rigorozitet. Zhllima theksoi se pavarësisht tensioneve politike që kanë shoqëruar çështjen, kushtetuta dhe praktikat e deritanishme e detyrojnë Gjykatën Kushtetuese të hyjë në themel të kërkesës, duke analizuar jo vetëm aktet e qeverisë, por edhe vendimmarrjen e GJKKO-së që e pezulloi Ballukun.

Sipas tij, hyrja në themel të çështjes pritet të prodhojë një efekt të drejtpërdrejtë tek masa e pezullimit.

 Avokati shtoi se vendimi i pritshëm i Kushtetueses do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në raportet mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë, sidomos në kohën kur SPAK dhe GJKKO janë vënë në qendër të vëmendjes për mënyrën se si po trajtojnë figurat e larta politike.

Ai theksoi se çështja e Ballukut nuk është thjesht një debat ligjor, por një test për maturinë institucionale të Shqipërisë dhe për standardet që vendi synon të arrijë në procesin e integrimit europian.

 

Advertisement