Connect with us

Politike

Zbardhet vendimi i GJKKO për masën ndaj Berishës: Nuk përbëjnë heqje të lirisë

Vendimi i GJKKO për masën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht po përballet me akuzën për korrupsion lidhur me privatizimin ish-kompleksit Partizani në kryeqytet, është zbardhur sot.

Mësohet se GJKKO është shprehur se masat ndaj Berishës nuk përbëjnë heqje të lirisë, ndryshe nga çfarë ka pretenduar ish-kreu i qeverisë vazhdimisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas tyre për këtë masë nuk ka nevojë të kërkohet autorizim nga Kuvendi.

Kujtojmë se ndaj Berishës është caktuar detyrimi i paraqitjes në gjykatë dy herë në muaj, si edhe i është ndaluar të udhëtojë jashtë territorit shqiptar.

Advertisement