Connect with us

Aktualitet

Zbardhet vjedhja në Rinas, si vëllezërit Çopa organizuan super-grabitjen e 10 mln eurove

Super-grabitja e 10 milion eurove brenda avionit në Rinas në vitin 2019 është zbardhur pas 5 viteve. Mësohet se kjo grabitje është organizuar nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja në Elbasan. Atë kohë në aeroportin e Rinasit janë grabitur 7 thasë me para, 5 thasë kanë pasur kartëmonedha valutë ndërsa 2 thasë monedha metalike. Në total janë 10 milionë euro që janë grabitur.

Po ashtu është zbardhur dhe vjedhja e mbetur në tentativë ndaj Minella Muçi dhe tentativa për vrasje ndaj një punonjësit të Policisë në Fier. Të dyja këto krime ishin organizuar dhe porositur nga vëllezërit Çopja në Elbasan.

Njoftimi i SPAK:

Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier;
Fakti Penal “Vjedhja me armë e vlerave monetare” që do transportoheshin me linjën e avionit Tiranë – Vjenë, ngjarje e ndodhur më datë 09.04.2019, në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas, Tiranë.

Advertisement