Kosova
Zbarkimi i Rafale në Serbi/ Avionët luftarakë si sinjal i drejtimit gjeopolitik

Presidenti serb Aleksander Vucic nenshkroi nje marreveshje me presidentin francez Emmanuel Macron per blerjen e 12 avionëve Rafale nga kompania franceze “Dasso” për 2.7 miliardë euro.
Blerja e avionëve të rinj luftarakë në Serbi është diskutuar për të paktën dhjetë vjet, pasi skuadrilja aktuale e MiG 29 është planifikuar të skadojë midis viteve 2027 dhe 2031, me mundësinë e zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera. Vendimi për të blerë “Rafale” nga Franca nuk është i papritur pasi eshte diskutuar sidomos në qarqet profesioniste ushtarake.
Megjithatë, blerja e avionëve luftarakë nuk ka qenë asnjëherë vetëm çështje ushtarake, por edhe (gjeo)politike.
Per median serbe NIN, analisti ushtarak Petar Boshkovic u shpreh se kjo lëvizje mund të konsiderohet edhe si një largim nga Rusia dhe afrim me Perëndimin.
Qe afërsia e Beogradit me Pekinin dhe Moskën ishte temë e negociatave në lidhje me blerjen e Rafale, u pretendua më parë nga televizioni francez BFMTV, i cili pretendon se kompania e prodhimit Daso do të “konsideronte situatën politike në Serbi” përpara se të merrte një vendim për shitjen.
“Deri në çfarë mase blerja e Rafale është një kthesë politike e Serbisë drejt Perëndimit, kjo mbetet per tu parë” – tha për NIN Milan Igrutinović, studiues në Institutin për Studime Evropiane, duke shtuar se është “eshte një plus për politikën serbe nëse shikohet nga një Perspektiva perëndimore”. Ai gjithsesi nuk beson se ndonjë pasojë më e gjerë e kontratës do të jetë menjëherë e dukshme në nivel politik sepse “ajo është afatgjatë dhe do të duhen vite derisa të funksionalizohet”. Megjithatë, siç u shpreh ai, “jemi në prag të një epoke të re në politikën e jashtme te Serbise”.

