Connect with us

Shkrime

Zbërthehet plani serb për mini shtet brenda Kosovës

Draft statuti i publikur pak javë më parë për Asociacionin ka alarmuar spektrin politik në Kosovë. Analistë te shumte këtë draft statut e shohin si kambane alarmi dhe goditje për Kosovën.

Ky eshte edhe opinion i profesorit universitar Enver Bytyçi, por edhe analistit politik, prof. Binak Maxharraj.

Bytyçi ka thënë se, draft statuti i publikuar është goditje e drejtpërdrejt kundër Kosovës, mbetet problematik dhe shkon përtej kornizave kushtetuese të vendit.

Ai gjithashtu ka theksuar se me Plani e Ahtisarit, i cili edhe është përfshire në Kushtetutën e Kosoves, serbët atje kanë më shumë të drejta se shumë pakica tjera në Evropë.

“Serbët e Kosoves kanë të drejten e bllokimit të ndryshimeve kushtetuese, por edhe kanë dhjetë vende të rezervuara ne Parlament” – tregoi Bytyçi

“Kjo nuk ndodh askund në botë”, shtoi profesori Binak Maxharraj, i cili tregoi se, me këtë draft-statut serbët kanë autonomi më të gjerë në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban, investimeve në ndërtimtari, por edhe në fushën e sigurisë si në polici dhe gjyqësor.

“Me këtë draft ata mund te përforcojnë politikat e kolonizimit pa dijeninë e organeve qëndrore, të ndalojnë kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta në very, por edhe t’i dëbojë ata përtej urës së Ibrit. Kjo do të thotë se sipas këtij draft-statuti ekziston mendësia që Serbia jo të largohet por te jetë akoma më e pranishme në Kosovë” – potencoi Maxharraj

“Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës duhet të përmendet në statut dhe të pranohet nga bashkësia e komunave serbe. Zbatimi i Kushtetutës dhe respektimi i saj duhet të jetë në fokus të ketij draf-statuti dhe kjo duhet garantuar me dokument të posacëm” – deklaroi Enver Bytyçi

Kurse Maxharraj pohoi se, angazhimi për ta respektuar shtetin dhe institucionet e Kosovës duhet të jetë pjesë e këtij projekti.

“Është e nevojshme që këtij draft-statusi t’i vihet limiti se deri ku mund të shkojë me zbatimin e Asociacionit, në të kundërten kjo duhet qartë të theksohet brenda këtij draft-projekti se organet qëndrore e sidomos Kushtetuta e Kosovës edhe pa miratimin e organeve të Asociacionit duhet të anulohet funksionimi i mëtejshem i Asocoacionit, kur Kosova sheh rrezikun permanent të devijimit të këtij Asociacioni nga qëllimi për të cilin është themeluar” – pohoi Maxharraj. Dhe potencoi se shumë profesorë e analistë të tjerë e konsiderojnë draft statutin si të rrezikshëm për Kosovën.

 

Advertisement