Connect with us

Sport

Zbulimet tronditëse të policëve për vdekjen e Maradonës

Një legjendë e futbollit botëror dhe simbol në Argjentinë, Diego Armando Maradona vdiq nga një krizë kardiorespiratore në një shtëpi private në qytetin Tigre, ku po shërohej pas një neurokirurgjie për një hematomë në kokë. 7 bluza të bardha, mjekë, një psikiatër, një psikolog dhe infermiere – janë në gjyq për “vrasje me dashje”, e cila në rastin e tyre ka ndodhur kur një person kryen neglizhencë duke e ditur se mund të çojë në vdekje.

Për këtë neglizhencë potencialisht fatale, ata përballen me një dënim me burg nga 8 deri në 25 vjet, në një gjyq që pritet të zgjasë deri në korrik, me nga dy seanca në javë.

Në seancën e sotme, ka folur Lucas Farias, një nga oficerët e Policisë që gjeti trupin e legjendës së futbollit.

“Nuk pashë asnjë send mjekësor në dhomë. Unë nuk pashë asnjë serum që mendoj se duhet të jetë gjatë një trajtimi në shtëpi. Nuk ishte një shtrat spitalor, ishte një dyshek i zakonshëm dhe nuk kishte defibrilator,”- dëshmoi oficeri Lucas Borge, i cili ishte në vendin e ngjarjes në qytetin Tigre (në veri të Buenos Aires) më 25 nëntor 2020.

Të pandehurit mohojnë çdo përgjegjësi për vdekjen, ndërsa avokatët mbrojtës argumentuan se oficerëve u mungonin njohuritë mjekësore për të përcaktuar se çfarë duhet të ketë një i sëmurë në banesë.

Në fillim të gjyqit të martën e kaluar, prokurori Patricio Ferrari denoncoi në fjalën e tij hapëse një “vrasje”, një rikuperim pas operacionit që për legjencën ishte kthyer në një “tmerr” të shkaktuar nga një ekip mjekësor që nuk bënte atë që duhet të bënte.

Advertisement