DOSSIER
Zbulimi i bujshëm nga arkivat ruse: Hitleri piu helm dhe më pas u qëllua nga oficerët

Një grumbull dokumentesh bombë që detajojnë vdekjen e Hitlerit është publikuar nga shërbimi i inteligjencës ruse 80 vjet më vonë.
Dokumente e zbuluara nga arkivat e FSB-së ruse hedhin dritë mbi një version tronditës të vdekjes së Adolf Hitlerit, që bie ndesh me atë që historia e ka konsideruar zyrtare deri më sot.
Depozita përfshin dhëmbët e kalbur të Hitlerit , që tregojnë prova të vetëvrasjes së tij me cianur, si dhe fotografinë e fundit të njohur të tij
“The Sun” shkruan sipas dokumentave, të dy ndihmësit e Hitlerit ranë në duart e sovjetikëve pas luftës dhe dëshmia e tyre ishte thelbësore për Stalinin që të kuptonte ditët e fundit të Hitlerit, ndërsa regjimi i tij nazist u shemb.
Gjithashtu u deklasifikuan deklaratat origjinale dhe shënimet e marrjes në pyetje të shërbëtorit të Fyhrerit, Heinz Linge, dhe asistentit personal, Otto Günsche.
Dokumentet e deklasifikuara të Bashkimit Sovjetik pretendojnë se Adolf Hitleri u qëllua për vdekje nga një oficer i SS pasi udhëheqësi nazist urdhëroi ekzekutimin e tij.
Sipas dëshmisë së Gjeneral-Lejtnant Hans Rattenhuber, kreut të sigurisë personale të Hitlerit, “Fyhreri” i kishte kërkuar shërbëtorit të tij Heinz Linge ta qëllonte me armë pas gëlltitjes së helmit, duke dyshuar në efektin e tij për shkak të trajtimeve mjekësore të shumta që kishte marrë më parë.
“Linge e qëlloi Hitlerin”, tha Rattenhuber për zyrtarët sovjetikë, sipas dokumenteve.
Megjithatë, kjo dëshmi bie ndesh me versionin e njohur publikisht, ku Linge vetë ka dëshmuar se Hitleri kreu vetëvrasje me armë në bunkerin e tij, së bashku me partneren Eva Braun, për të shmangur kapjen nga sovjetikët.
Dokumentet e zbuluara përfshijnë edhe pamje rrëqethëse, përfshirë fotografi të dhëmbëve të kalbur të Hitlerit që u përdorën për identifikimin e trupit të djegur.
Gjithashtu, përfshihen detaje të fundit për veshjet që Hitleri dhe Braun kishin veshur ditën e vetëvrasjes, si dhe një analizë të motiveve të Hitlerit për t’i dhënë fund jetës.
Ai tha: “Dëshmi rreth arsyeve të Hitlerit për t’i marrë jetën vetes – ai besonte se ishte krejtësisht e pakuptimtë të vazhdonte luftën.”
Një tjetër pjesë e dokumenteve tregon metodat që sovjetikët përdorën për të nxjerrë dëshmi nga bashkëpunëtorët e Hitlerit pas luftës.
Otto Günsche, asistenti personal i Hitlerit, u transferua në Moskë ku autoritetet përdorën një taktikë psikologjike për ta bindur të fliste: ata vendosën në qelinë e tij një tjetër i burgosur, koloneli gjerman Remlinger, i cili kishte për detyrë ta bindte Günschen se me vdekjen e Hitlerit, betimi i besnikërisë ndaj tij nuk kishte më vlerë.
Sipas një raporti të shkruar nga Remlinger, kjo metodë funksionoi: “Ngjarjet në Gjermani, sidomos vetëvrasja e Hitlerit, e çliruan Günsche nga betimi ndaj tij.
Ai kuptoi se regjimi kishte rënë dhe e kaluara duhej trajtuar tashmë si pjesë e historisë.”
Në dokumentacionin e FSB-së përfshihet edhe raporti zyrtar i autopsisë, ku thuhet se më 5 maj 1945, trupat sovjetike gjetën trupin e djegur të një burri dhe një gruaje pranë hyrjes së bunkerit në Kancelarinë e Rajhut.
Analizat mjeko-ligjore përfunduan më 8 maj, duke konfirmuar identitetin e Hitlerit përmes dhëmbëve dhe përshkrimeve fizike.
Në 30 prill u bënë 80 vjet që nga vdekja e fajtorit kryesor të luftës më të përgjakshme në historinë e njerëzimit .
Linge iu përgjigj një pyetjeje të udhëheqjes sovjetike pasi ata sulmuan Berlinin – nëse ishte një sozi që kishte vdekur në bunker, dhe nëse Hitleri i vërtetë ishte arratisur.
Një shënim i përkthyer në rusisht thotë: “Një sozi e Hitlerit nuk mund të kishte kryer vetëvrasje sepse: 1) Hitleri nuk kishte sozi. 2) Ishte e pamundur të largoheshe nga ambientet pa u parë, pasi kishte vetëm një dalje nga dhoma. 30.12.45. Linge Heinz.”
Pavarësisht versioneve kontradiktore, dokumentet e publikuara shtojnë më shumë mister rreth vdekjes së një prej figurave më të errëta të historisë moderne, duke ndezur sërish një debat që zgjat prej dekadash: a u vetëvra vërtet Adolf Hitleri, apo u vra në momentet e fundit të jetës së tij?

