Connect with us

Aktualitet

Zbulohen 62 raste të përndjekjes së vajzave online në Tiranë/ I përndiqte 34-vjeçari nga burgu i Francës

Plot 62 raste të përndjekjes online janë zbardhur nga policia e Tiranës.

Pas denoncimeve të vazhdueshme për raste të përndjekjeve online në rrjetet sociale, policia thotë se janë siguruar prova të mjaftueshme se F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”,  “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Perndjekja”, dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Ai ndodhet në burg ndërkohë për veprat penale “Vjedhje me pasoja të rënda” dhe “Komplot kriminal”, parashikuar nga Kodi Penal Francez.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu “Lyon Cobras”, në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Advertisement