Pinknews
Zbulohet bashkëpunimi sekret i Kanye West dhe Dua Lipës
Së fundmi në internet është publikuar një bashkëpunim i fshetë mes Kanye West dhe Dua Lipës.
Kënga, e quajtur “LaW Of Attraction” u regjistrua dy vjet më parë për albumin e Kanye, ‘Yandhi’, por nuk u publikua kurrë sepse në kohën kur Kanye publikoi albumin e tij, i gjithë koncepti kishte ndryshuar dhe kjo pjesë nuk i përshtatej.
Një klip një minutësh i këngës po qarkullon në rrjet e cila po ben namin. Sipas “The Sun” Dua e pëlqente shumë muzikën e Kanye kur ishte më e re dhe ishte një fanse madhe e tij.
Shanset jane që në të ardhmen dy super artistët të bashkojnë sërish forcat janë të mëdha dhe me siguri do jetë një super hit botëror.
Teksa Kanye i është futur politikës, Dua vijon me sukseset.
https://youtu.be/XMXyQcYXEps

