Aktualitet

Zbulohet data kur ka hyrë virusi në sistemin e policisë

Virusi në sistemet e Policisë së Shtetit nuk ka hyrë më 9 shtator. Nga verifikimi i eksperteve të njësisë C ka rezultuar se virusi ka qenë në sistem që prej qershorit, ç’ka do të thotë se hakerat kanë pasur kohë të mjaftueshme për të kopjuar gjithë të dhënat që kanë pasur këto sisteme.

Ka dyshime se virusi është instaluar në system si back door pas klikimeve në ndonjë materiali të infektuar e më pas është shpërndarë në të gjithë njësitë e tjera ku ka qëndruar ‘i fjetur’ deri mbrëmjen e 9 shtatorit, kohë kur dyshohet se është aktivizuar një virus i dytë që mbylli sistemet.

Çfarë ndodhi?

Dokumente sekrete nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha./tch

TRENDING

Exit mobile version