Kronike
Marrëdhënie seksuale me dhunë, motivi i plagosjes në Vaun e Dejës
Një 68-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së enjtes në Vaun e Dejës nga një 21-vjeçare. Mësohet se i moshuari Zef Paloka tentoi tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me Nikoleta Nikajn. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Dejë. Zef Koleka u paraqit i plagosur në spitalin e Shkodrës.
…
Pak minuta pasi u raportua se një i plagosur me thikë është paraqitur në spitalin Shkodrës, policia ka vënë në pranga autoren, 21-vjeçare, Nikoleta Nikaj. Mësohet se i plagosuri është shtetasi Zef Paloka, 68-vjeç. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi Zef Paloka, 68 vjeç, banues në Vaun e Dejës, i plagosur me mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke identifikuar dhe kapur autoren e dyshuar të plagosjes, një 21 vjeçare, banuese në Vaun e Dejës, e cila po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e rrethanave të sakta të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
Deshmia e gazetarit
“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dejë, Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e kësaj të fundit dhe vajza në vetëmbrojtje e ka qëlluar disa herë me thikë të moshuarin. Vajza ka qenë e vetme në shtëpi kur është sulmuar nga 68-vjeçari”, raporti gazetari Simon Shkreli.
Vajza ka deklaruar se i moshuari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa pas shoqërimit në polici ajo e ka pranuar autorësinë. Agresori dhe vajza janë banorë të zonës. Autori i dyshuar për përdhunim ndodhet aktualisht në spitalin e Shkodrës dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën