Aktualitet
Zbulohet në Lezhë një vatër e murtajës afrikane të derrit, karantinohet zona
Murtaja afrikane e derrit ka prekur Lezhën! Deri më tani, në zonën e malit të Rrenxit në Shëngjin ka pasur 10 raste të infektuara. Nga 10 derra të ngordhur, 5 kanë qenë brenda një fermë, ndërsa të tjerët kanë identifikuar përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Në këto kushte, kur e gjithë zona është kthyer në një vatër të murtajës, Shërbimi i Veterinarisë në Lezhë është vënë mënjehërë në lëvizje.
Nga analizat e kryera prej tyre ka rezultuar se derrat kanë ngodhur nga murtaja afrikane.
Kështu, të gjitha fermat që janë në një rreze prej 10 kilometrash nga vatra e sëmundjes do të kalojnë në sitë nga veterinerët. E gjithë zona do të monitorohet përgjatë 20 diteve në vijim për të asgjesuar të gjitha rastet e prekura.
Murtaja afrikane e derrit është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.