Connect with us

Kronike

Zbulohet një tjetër “strofull” prostitucioni në Tiranë/ Në pranga 5 vajza që ofronin “masazhe speciale”

Të kamufluara pas një qendre masazhi, 5 vajza në Tiranë e kishin kthyer këtë ambient në një qendër prostitucioni. Policia ka bërë me dije se në pranga kanë rënë 3 prej tyre, 20 dhe 23 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 20-vjeçare tjetër. Po ashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasen A. V., 36 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Këto shtetase ishin të punësuara në një qendër masazhesh, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Advertisement