Connect with us

Kronike

Zbulohet plantacioni me marijuanë, në pranga dy shqiptarë

Një italian dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Ailano të Casertas pasi janë kapur në një plantacion marihuane të fshehur mes bimëve.

Sipas mediave vendase, aksioni është ndërmarrë nga karabinierët e Kompanisë së Piedimonte Matese me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadronit të helikopterëve “Cacciatori Puglia”.

Falë helikopterit plantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe u asgjësua në një sipërfaqe prej rreth njëmijë metrash katrorë, e rrethuar nga lisa të gjatë. Brenda një vilë ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marihuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre burrat përfunduan në burg.

Advertisement