Kronike
Zbulohet qendra e masazhit e përshtatur për pros*titucion në Tiranë, drejtohej nga një 19-vjeçar
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka zbuluar se në një qendër masazhesh në kryeqytet kryhej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Policia ka shpallur në kërkim 19-vjeçarin me iniciale M. M., i cili dyshohet të jetë administrator i qendrës, ndërsa janë vënë në pranga shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse), si dhe janë proceduar 3 persona të tjerë.
“Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Si rezultat i tij:
▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).
▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;
▪️u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.